Dje ndërroi jetë djali i Nexhat Dacit, Arian Daci.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv-kryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në ‘Twitter’, ka thënë se Arian Daci i cili vdiq në mënyre tragjike do të kujtohet përherë si një mik e intelektual me vlera të mëdha.
Ariani, thotë Limaj, ka ikur nga kjo botë, por kujtimi për të do të jetë i përhershëm.
“U prehsh në paqe, Arian”, ka shkruar Limaj në ‘Tëitter’.
Shënimi i plotë:
“Sot iu dha lamtumira e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.
Arianin do ta kujtojmë përherë si mik e intelektual me vlera të mëdha.
Ariani ka ikur nga kjo botë, por kujtimi për të do të jetë i përhershëm. Ai nuk do t’i mungojë vetëm familjes, por të gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, Arian!
COMMENTS