Këshilli i Prindërve të Prishtinës paralajmëron protesta nëse nuk ndërpritet greva

Këshilli i Prindërve të Prishtinës paralajmëron protesta nëse nuk ndërpritet greva

Vishesella pas kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre: Shihemi në finale

Këshilli i Prindërve të Prishtinës konsideron se është e paarsyeshme që edhe pas dy javësh ende po vazhdohet me grevë, dhe nuk po ndërmerret diçka në këtë aspekt.

Ata paralajmërojë që nëse palët nuk arrijnë marrëveshje deri të martën, do të bëjnë thirrje për protesta.

Greva e shpallur nga SBAShK-u, nga nesër numëron javën e tretë.

E derisa kjo gjendje ka tash e sa ditë që nuk po ndryshon, Këshilli i Prindërve të komunës së Prishtinës, me datën 25 janar,  kanë  zhvilluar një takim me Asamblenë e Prindërve të kësaj komune, ku është diskutuar për gjendjen e krijuar në arsim.

Ata kanë shprehur shqetësimin rreth kësaj situate, duke thënë se prindërit po humbasin durimin ndaj kësaj gjendjeje.

Sipas tyre, arsimi nuk rezulton të jetë në listën e prioriteteve të qeverisjes së vendit në këto 20 vjet.

“PP vlerëson se është e paarsyeshme që pas dy  javësh grevë palët ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, duke fajësuar njëra-tjetrën, ndërkohë që prindërit mbajnë gjithë barrën e grevës”, thuhet në komunikatën e këshillit të prindërve të Prishtinës.

Ata kërkojnë nga MAShT-i dhe SBAShK-u që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’u mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën për arsimim. Në të kundërtën ata paralajmërojnë edhe protestë.

“KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetarë: për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen e sistemit arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse”, thuhet tutje në komunikatën e KPP-së.

Ata madje kërkojnë nga kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, që të përfaqësojë prindërit e Kosovës, në të kundërtën do të distancohen nga këshilli, deri në zgjedhjen e një kryesie dhe kryetari dinjitoz, siç ata shprehen./21Media

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)