Messi: I biri më detyron të flas pas humbjes dhe t’ia shpjegojë përse s’kemi fituar

Messi: I biri më detyron të flas pas humbjes dhe t’ia shpjegojë përse s’kemi fituar

Vettel tregon gabimin që i kushtoi titullin kampion

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi ka folur përsëri për ndryshimin e madh në shtëpinë e tij, nga një vend ku ishte e ndaluar të flitej pas një humbjeje të hidhur në një shtëpi ku ai tani detyrohet të shpjegohet.

I gjithë ky ndryshim vjen si pasojë e djalit të madh të Messit, Thiagos, i cili tanimë i kupton gjërat dhe flet shumë për futbollin, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për World Soccer, Leo zbuloi se djali i tij i madh, Thiago tashmë 6 vjeç, dhe i dyti Mateo e pëlqejnë futbollin tej mase. Ai thotë se Thiago e ka kritikuar disa herë tashmë.

“Ai e ndjek Barcelonën, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Ai përcjell çdo gjë. I pëlqen shumë dhe më bën pyetje dhe më jep kritika kur gjërat nuk shkojnë mirë”, tha Messi për Thiagon.

Dikur ishte e ndaluar të flitej për futboll në shtëpinë e Messit, veçanërisht kur sulmuesi argjentinas kthehej nga një humbje e hidhur. Ama, tani çdo gjë ka ndryshuar. Messi e pranon se nuk është më si më parë.

“Tani s’është më si dikur. Është gjithmonë e vështirë t’i pranosh humbjet dhe paraqitjet e këqija, por Thiago më detyron më detyron të komentojë për atë që ka ndodhur dhe të shpjegojë përse nuk kemi fituar. Tani, ne flasim shumë më shumë”, shpjegoi Messi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)