Mbyllet gjyqi, vjen vendimi nga Kroacia për Lovren

Mbyllet gjyqi, vjen vendimi nga Kroacia për Lovren

Sekreti i kodit CR7 në 1 ton kokainë shqiptare: Spanjollët përmendin Ronaldon

Akuzat për dëshmi të rreme kundër mbrojtësit të Kroacisë dhe Liverpool Dejan Lovren janë rrëzuar, ka konfirmuar një gjykatë kroate.

Qendërmbrojtësi akuzohej se kishte dhënë informacion të rremë në gjyqin ndaj ish-drejtuesit të Dinamo Zagrebit Zdravko Mamic në shtator 2016, por tashmë gjyqi është mbyllur dhe akuzat janë rrëzuar.

Mamic u dënua me 6,5 vite burg për korrupsion qershorin e shkuar, pasi një gjykatë vendosi se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga transferimet e lojtarëve.

Lovren deklaroi gjithnjë se ishte i pafajshëm dhe tashmë e ka fituar betejën e tij, diçka e pritshme, për një nënkampion bote, sepse pakkush do ta lejonte dënimin e tij.

“Dua t’u them të gjithëve, sidomos familjes sime, miqve, tifozëve kroatë dhe atyre në Angli, jam i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë krim, jam krenar për jetën time dhe askush nuk mund të më njollosë, as media dhe as njerëzit e këqij”, shkruante kohë më parë në Instagram Lovren.

Sot Lovren ka postuar një mesazh tjetër, të shkurtër: “Pavarësisht nga gjithçka, unë do të dal gjithnjë fitimtar”.

Muajin e shkuar u rrëzuan të njëjtat akuza që rëndonin edhe mbi mesfushorin Luka Modric.ts

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)