Haziri, Ramush Haradinajt: Kadri Veseli po të lë në lloç

Haziri, Ramush Haradinajt: Kadri Veseli po të lë në lloç

Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, e papranueshme

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK’së Kadri Veseli.

Për një gjë të tillë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK’së.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)