Kjo është arsyja pse ylli i Bayern Munich luan me këpucë të shqyera

Kjo është arsyja pse ylli i Bayern Munich luan me këpucë të shqyera

‘’BABA’’ sot feston ditëlindjen, klubi dobrajas i bën urim special

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, ka luajtur me këpucë të shqyera në derbi ndaj Dortmundit.

Gjermani e ka treguar arsyen për këtë taktik të çuditshme.

Hummels luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Bayernit 3-1 ndaj rivalit Dortmund të shtunën në mbrëmje, dhe gjatë asaj loje ai luajti me vrima në maje të këpucëve.

Pas ndeshjes ai ka treguar arsyen, duke thënë se gishtërinjtë e këmbëve i ka të lënduar prandaj dhe është detyruar t’i grisë majat e këpucëve për të mos u bërë presion atyre.

“Nuk mund t’u bëj shumë presion gishtave të mëdhenj të këmbëve për shkak se janë të mavijosur. Duken paksa të thyer tani. Shpresoj se rregullohen javën që vjen”, ka thënë ai për Sky Sport. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)