Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga politika e vendit që mos të ketë ndërhyrje në sistemin e arsimit.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se politika nuk ka vend në arsim, raporton lajmi.net.
Këto komente ai i bëri duke e mbështetur deklaratën e shefes së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova për grevën në institucionet universitare.
“Politika nuk ka vend në sektorin e edukimit. E mbështes fuqishëm deklaratën e Apostolovës se Agjencia e Akreditimit e Kosovës duhet të jetë e pavarur për të siguruar cilësi në edukim”, ka shkruar në Tëitter, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Kujtojmë se që nga dje, të gjitha universitetet publike në Kosovë janë në grevë të përgjithshme pas ultimatumit të dhënë ndaj Kuvendit dhe Qeverisë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Kërkesa e tyre vjen pas pezullimit të 42 programeve në të gjitha universitetet.
E lidhur me kërkesat e tyre, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është takuar me anëtarët e Bordit të Agjencisë së Akreditimit dhe është informuar lidhur me përpjekjet e tyre për sigurimin e cilësisë në arim.
COMMENTS