Real Madridi është i bindur se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për transferimin e Eden Hazard.
Hazard nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të kaluar te Real Madridi dhe tash po bëhen hapat konkret.
Eduardo Inda, kryeredaktor i Okdiarios, duke folur për El chiringuito de Jugones, ka thënë se ka besim Brenda Realit se marrëveshja është afër që të arrihet.
“Është një lojtar, i cili pos ndonjë befasie të madhe, do të nënshkruajë për Real Madridin. Ai është Eden Hazard”.
“Chelsea flet për 100 milionë euro. Real Madridi ka një lojtar atje në huazim, i cili është Kovacic dhe ai duhet të përfshihet në operacion, e ai ka vlerë 30 milionë euro”, u shpreh ai.
Nëse Chelsea e refuzon opsionin për blerjen e Kovacic,l Real Madridi do të kërkojë shitjen e Luka Modricit te një ofertues më i madh.
Real Madridi pritet që të bëjë revolucion këtë verë.
/Telegrafi/
COMMENTS