Shkencëtarët arrijnë t’i shndërrojnë valët e internetit në energji elektrike

Shkencëtarët arrijnë t’i shndërrojnë valët e internetit në energji elektrike

Samsung, detaje për Galaxy S10, hiqet veçoria karakteristike

Një grup shkencëtarësh e kanë ndërtuar një makinë që i shndërron valët e rrjetit “Wi-Fi” në energji elektrike, duke mundësuar mbushjen e pajisjeve të ndryshme pa pasur nevojë për bateri.

Me krijimin e pajisjeve “Airpod”, shpikjen e mbushjes pa tela dhe dhënies së komandës verbale, dëshira jonë për të qëndruar gjithmonë të lidhur në internet po bëhet gjithnjë më e madhe. Duke e marrë parasysh këtë, ishte thjesht çështje kohe që të zbulohet edhe një teknologji e re, kësaj radhe një mënyrë për t’i mbajtur të ndezura pajisjet elektrike pa pasur nevojë për shfrytëzimin e një baterie.

Kjo makinë është krijuar nga një ekip shkencëtarësh në Institutin e Masaqusetsit për Teknologji. Ajo është pajisje e vogël dydimensionale, e cila qëndron e ndezur vetëm përmes valëve të rrjetit “Wi-Fi” që kalojnë nëpër të. Kjo pajisje e ka një antenë që i tërheq këto valë dhe që i shndërron në energji elektrike përmes një gjysmëpërçuesi. Si rezultat i këtij zbulimi, valët “Wi-fi” mund të bëhen një burim i madh energjie në të ardhmen.

Profesori Tomas Palacios, i cili është njëri nga autorët e këtij hulumtimi shkencor, tha: “Ne e kemi gjetur një mënyrë të re për t’i mbushur sistemet elektrike në të ardhmen dhe kjo mënyrë është përmes shfrytëzimit të valëve të internetit me qëllim që t’i integrojmë lehtësisht në zona të mëdha dhe ta sjellim inteligjencën tek secili objekt që na rrethon”.

Ekipi i hulumtuesve beson se zbulimi i ri mund të përdoret për mbushjen e shumë pajisjeve elektrike, përfshirë pajisjet mjekësore, të cilat mund të përdoren për t’i informuar mjekët. Bazuar në atë që thonë autorët e këtij studimi, ka mundësi që shumë shpejt t’i zhdukim bateritë nga jeta jonë, shkruan “Unilad”, transmeton Gazeta Express.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)