A do të përsëritet historia e rrëzimit të Qeverive – Roli i PDK-së në të gjitha qeveritë

A do të përsëritet historia e rrëzimit të Qeverive – Roli i PDK-së në të gjitha qeveritë

Asamblisti i PDK-së flet për rrahjen në degën e partisë në Gjilan

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri e krijuar në vendin tonë nuk arriti ta dërgojë deri në fund mandatin e saj, ndërsa pjesë e tyre ishte Partia Demokratike e Kosovës.

Një koalicion i tillë ishte prishur në vitin 2010, mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fatmir Sejdiu që ishte kryetar i LDK-së kishte mbajtur edhe postin e presidentit të vendit. Veprim ky që është i jashtëligjshëm. Vetë Sejdiu kishte njoftuar për tërheqjen nga koalicioni me PDK-në.

Por, Hashim Thaçi si lider i PDK-së, kishte kërkuar parti tjetër që do të bënte koalicion. E kishte gjetur Aleancën Kosova e Re që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli. Për shpërblimin Pacolli do të bëhej president i vendit.

Por edhe pse hyri në koalicion me PDK-në, Pacolli nuk e mori shpërblimin. Ai nuk u bë presidentit. Në vend të tij u bë Atifete Jahjaga.

Tre vite më pas, Thaçi u bë bashkë përsëri me LDK-në që udhëhiqej nga Isa Mustafa. Marrëveshja mes tyre ishte që Thaçi të bëhej president e Mustafa, kryeministër.

As kjo marrëveshje nuk zgjati deri në fund të mandatit. Qeveria Mustafa u rrëzua para se t’i përfundonte mandati.

PDK edhe një herë u bë bashkë me partitë e tjera për t’u bërë pjesë e udhëheqjes së shtetit. Kësaj radhe bëri koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt, Nismën e Fatmir Limajt, por as kjo nuk mjaftoj.

Për t’u votuar Qeveria e re, PDK që udhëhiqej nga Kadri Veseli mori ndihmën e fundit nga AKR`ja e Behgjet Pacollit.

Megjithatë zërat e fundit janë se as kjo qeveri nuk do të mbijetojë deri në fund. Çështja e taksës ka përplasur partneret e koalicionit qeverisës. Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit shprehet i palëkundur nga taksa ndaj Serbisë.

Ndërkohë që Kadri Veseli kërkon suspendimin e saj. Zërat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj janë shtuar nga fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë deklaruar kundër kësaj takse duke kërkuar largimin e saj./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)