Për herë të parë pas takimit mes liderëve të koalicionit qeverisës, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, foli nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Ai bëri të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj mbetet i vendosur që taksa të qëndrojë.
Sipas tij, taksa do të mbetet dhe kjo si një levë në dorë të qeverisë së Kosovës e cila i kushtëzon Serbisë që të ndryshojë raportet ndaj Kosovës.
“Nuk kemi nevojë me fol kundër njëri-tjetri. Mendoj që Kosova e ka pozicionin e mirë me mbajt edhe qeverinë e edhe taksën. Pastaj partitë politike mund të merren vesh se kur duan të shkojnë në zgjedhje. Kryeministri Haradinaj vetë ka deklaruar disa herë.
Kryeministri insiston që taksa të mbetet. PDK e ka mbështetur fuqishëm fillimisht dhe tash ka presion mirëpo kryeministri është absolutisht i vendosur që taksa të mbetet”, ka thënë Gjini. “Presioni vjen nga fizika dhe do të thotë shtypje, e shtypja ndikon aty ku është më but”, theksoi ai.
COMMENTS