FIFA zbulon statistikat e vitit 2018, 7.03 miliardë për 16.553 transferime

FIFA zbulon statistikat e vitit 2018, 7.03 miliardë për 16.553 transferime

Shkëlqen në Superligë, talenti i Arbërisë ftohet nga kombëtarja e Kosovës

FIFA ka publikuar raportin e ri të “Golbal Transfer Market” (transfertat e bëra në merkaton globale), që tregon me detaje transferimet ndërkombëtare të lojtarëve të bëra gjatë 2018-ës.

Statistikat më të rëndësishme të raportit:

– Shpenzimet kanë arritur  një shifër rekord 7.03 miliardë dollarë, 10.3% më shumë se në 2017-ën.

– Një rekord i ri është vendosur me 16,533 transfertat ndërkombëtare, 5.6% më shumë se në  2017-ën, duke përfshirë 14,186 lojtarë nga 175 vende të ndryshme.

– Vetëm 31 klube kanë shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë secili, por të marrë bashkë përfaqësojnë më shumë se gjysmën e 7.03 miliardë dollarëve të shpenzuara globalisht.

– 78.2% të të gjitha shpenzimeve globale janë bërë nga klubet e UEFA-s.

– Franca ka patur bilancin më të mirë pozitiv me 467.2 mln dollarë.

– Anglia ka patur bilancin më të keq negativ me -1.05 mld dollarë.

– Arabia Saudite është ngjitur në vendin e shtatë të renditjes së vendeve që kanë shpenzuar më shumë, me klubet e saj që kanë investuar 173.9 milionë dollarë në 2018-ën.

Të dhënat e publikuara në FIFA Global Transfer Market janë marrë nga ITMS (Internatiaonal Transfer Matching System), që përdoret nga 211 anëtarët e FIFA-s në të gjithë globin dhe mbi 7,000 klube për transfertat ndërkombëtare të futbollistëve profesionistë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)