Mësuesit, arsimtarët, profesorët e në përgjithësi anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut që janë në grevë që gati 3 javë i kanë marrë pagat e muajit janar.
Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar për të të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala e ka konfirmuar për KALLXO.com se mësuesit i kanë marrë pagat e muajit janar.
Sipas saj, pagat e ekzekutuara sot, janë të me shumë të njëjtë si muajt e kaluar, pa ndonjë rritje.
“Sipas informacioneve që ne i kemi, mësimdhënësit i kanë marrë pagat ashtu si i kanë pasë, si në muajin e kaluar”, tha Shala për KALLXO.com
I pyetur nëse do t’i pranojnë këto paga apo do t’i refuzojnë, Shala tha se pagat do të pranohen konformim ligjit për greva.
“Pagat do të pranohen. Nuk do të refuzohen. Ligji për greva nuk thotë që nuk merren pagat”, tha shkurtimisht Shala për KALLXO.com
Mësimdhënësit kanë hyrë për në javën e tretë të grevës. Ata më 13 janar të këtij viti kanë hyrë në grevë të përgjithshme.
Kërkesa e grevistëve është rritje e koeficientit të pagës për 30%.
Kryeministri Ramush Haradinaj, javë më parë kishte propozuar rritje për kategoritë e mësimdhënësve, mirëpo propozimi i tij nuk ishte pranuar nga SBASHK.
COMMENTS