Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sërish në Presidencë.
Burime te Indeksonline mësojnë se liderët e partive në pushtet janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit bashkë dhe duke shkruar drejt zyrës së presidentit Thaçi.
Kujtojmë që në mëngjes në ndërtesën e Kuvendit janë takuar liderët e partive në pushtet pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj e kryeparlamentarin Veseli.
Këto takime vijnë pas qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës./Indeksonline/
COMMENTS