Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

Kryetari Ahmeti uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti sot para një numri të konsideruar të nxënësve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.

Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.

“Për mua është një kënaqësi e vaçantë që sot po niset një objekt i ri shkollorë i cili do t’iu shërbej gjeneratave të ardhshme, pra do të shërbejë në përgatitjen e kuadrove të reja për Komunën e Lipjanit. Sigurisht ky është akt i shënuar për ne. Presim që nga pranvera e vitit të ardhshëm të filloj edhe renovimi i objektit tjetër egzistues të shkollës profesionale dhe në këtë mënyrë të bëhet kompletimi i infrastrukturës së nevojshme shkollore për të gjithë nxënësit” tha kryetari Ahmeti.

I pari i Lipjanit ka theksuar se përveq ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë.
Në anën tjetër urimin për fillimin e punimeve e ka mirëpritur edhe zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti.
“Jam këtu t’iu uroj këtë fillim të punimeve, një fillim të shkollës së re. Është punuar në kushte jo të favorshme për nxënësit. Faza e parë ndërtimore parashihet të përfundojë në fund të vitit 2018 dhe kushton 450 mijë euro”, ka thënë Sahiti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)