Nxënësit kosovar tash e tri javë pa mësim e në shtëpi. Si ndihet Jashari, si kryetar i SBASHK-ut për këtë fakt!

Nxënësit kosovar tash e tri javë pa mësim e në shtëpi. Si ndihet Jashari, si kryetar i SBASHK-ut për këtë fakt!

Komuna e Lipjanit e dyta në nivel vendi, fiton mbi 1 milion euro nga Granti i Performancës

Greva në arsim duket se do të hyjë në javën e tretë. Nga SBASHK-u vazhdojnë të këmbëngulin se pa plotësimin e kushteve, që është rritja e pagës, ata nuk do të ndërpresin grevën.

Ndërkaq, në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic ai ka thënë se nëse të shtunën votohet buxheti dhe projektligji për paga ashtu si është, ai do të thërras mbledhje të Këshillit Grevist për hapat e mëtutjeshëm.

Ndërkaq, i pyetur se si ndihet ai kur tash e tri javë fëmijët kanë mbetur pa shkollë, ai përgjigjet duke thënë se i vjen keq.

“Ndihemi shumë keq. Po e them popullorqe, mos kofshi nën lëkurën tonë”, tha ai.

“Uroj që tash e tutje të gjindet një zgjidhje, dhe të mos kemi situatë të njëjtë. Ne nga maji kemi kërkuar që të na marrin seriozisht, por nuk janë mërzitur”, tha ai.

Jashari e ka fajësuar qeverinë e Kosovës për situatën në të cilën ndodhet arsimi në vend.

Ai tha se sikur të ishin plotësuar kërkesat e tyre nga ana e institucioneve, atëherë nuk do të kishte greva dhe se mësimi do të vijonte normalisht.

Jashari ndër të tjera nuk e ka përjashtuar mundësinë që të humbet komplet viti shkollor, nëse të shtunën nuk do të futen në ligjin për paga, rritja e kërkuar e pagave.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)