Prishtina e mëson kundërshtarin për fazën e 16 më të mirëve në FIBA Europe Cup

Prishtina e mëson kundërshtarin për fazën e 16 më të mirëve në FIBA Europe Cup

Video: Arbëria shpartallon Vëllaznimin

Pas përfundimit të Rundit të Dytë të FIBA Europe Cup dhe kualifikimit historik në mesin e 16 skuadrave më të mirë, Prishtina e ka mësuar kundërshtarin e saj në këtë fazë.

Klubi i basketbollit nga kryeqyteti i Kosovës do të ballafaqohet me Pallacanestro Varese në fazën e 16 më të mirëve në FIBA Europe Cup, pas shortit të u hodh sot.

Prishtina e siguroi kualifikimin në play-off në ndeshjen e fundit në Grupin I, duke e mposhtur Pinar Karsiyakan 82:78 të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Në fazën e 16 më të mirëve do të përfaqësohen 12 shtete, me Prishtinën që bëhet ekipi i parë që e arrin play-offin dhe e përfaqëson Kosovën në një garë evropiane në basketboll.

Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshje ndaj klubit italian, një si vendase dhe një si mysafire, më 6 dhe 13 mars, në përpjekje për ta siguruar çerekfinalen. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)