Real, Isco “thumbon” Solari-n në rrjetet sociale

Real, Isco “thumbon” Solari-n në rrjetet sociale

Ky është lojtari që ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në pesë vitet e fundit

Nuk ka vonuar replika e Isco-s pas fjalëve të thëna nga ish-lojtari i Real Madrid, Ruben de la Red (“Isco duhet ta dijë se Real-i nuk pret askënd”), në lidhje me rendimentin e spanjollit në këtë sezon.

Kundërpërgjigjja e yllit të “Los Blancos” ka ardhur në Twitter: “Jam plotësisht dakord me fjalët e De la Red, por ndryshojnë gjërat nëse nuk ke të njëjtat mundësi që kanë shokët e skuadrës…”.

Një thumbim për trajnerin Solari? Sigurisht është një postim polemizues, por që mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme: ” Do të vazhdoj të punoj në maksimum dhe të luftoj në pritje të mundësive. Hala Madrid!”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)