Skandali i ri seksual me të mitur, arrestohet pjestari i FSK-së

Skandali i ri seksual me të mitur, arrestohet pjestari i FSK-së

“Jetimat e Ballkanit” bëjnë me shtëpi të re familjen nga Lipjani

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 17:30 ka arrestuar për 48 orë të dyshuarin M.S. pjesëtar i FSK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Tutje në njoftimin e prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare.

Përpos keqpërdorimit seksual, viktimës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore, andaj edhe për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

“Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)