Ky është reagimi i UNMIK-ut pasi policia kërkoi të intervistojë një punonjës

Ky është reagimi i UNMIK-ut pasi policia kërkoi të intervistojë një punonjës

Arbëria fiton si mysafire e Besës, arkëton tri pikë të mëdha

Policia e Kosovës kërkoi të intervistonte një punonjës të UNMIK-ut rreth një kundërvajtje, më 3 shkurt të 2019-së.

Kështu shkruhet në komunikatën e UNMIK-ut, ku thonë se ata janë duke mbledhur informata dhe do të ndërmarrin veprimin e duhur në pajtim me politikat dhe procedurat e Kombeve të Bashkuara.

“UNMIK-u dënon ashpër raportimet në mjete të caktuara informimi televizive, shtypi dhe online të cilat kanë lëshuar akuza shtesë të papërgjegjshme dhe të pabaza, kanë zbuluar informata personale dhe informata tjera konfidenciale, kanë shkelur privatësinë, kanë shkaktuar dëmtim të reputacionit dhe kanë rrezikuar sigurinë e punonjësve të UNMIK-ut dhe anëtarëve të tyre të familjes”.

“UNMIK-u tutje shpreh shqetësim të thellë rreth transmetimit të raportit policor dhe materialit tjetër konfidencial dhe ju bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa lidhur me zbulimin dhe publikimin e gabuar”, shkruhet në komunikatën e UNMIK-ut.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)