Mësuesi e mjeku i dyshuar në rastin e abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi sot dalin para Gjykatës.
Dy të dyshuarit për rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares nga Drenasi, pritet të paraqitën sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorit për caktimin e paraburgimit.
Është fjala për profesorin dhe për doktorin, i cili dyshohet se për 230 euro e ndërpreu shtatzëninë e pa lejueshme.
Profesori Sh. Xh., i cili dyshohet për keqpërdorim seksual dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare u arrestua dy ditë më parë, e bashkë me të edhe doktori.
Doktori u arrestua në lidhje me dyshimet se ka bëre ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.
Ata me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje, kurse sot pritet të dalin në gjykatë për t`u përballur me kërkesën e prokurorit.
Për abuzimin me të miturën dy ditë me parë Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim policit të dyshuar V.V.
Polici dyshohet se duke e përdorur pozitën e tij zyrtare ka keqpërdorur seksualisht viktimën, dhe se e ka shtyrë të bënte ndërprerjen e pa lejuar të shtatzënisë.
Ngjarja e cila e tronditi opinion publik në Kosovë dyshohet se fillimisht ndodhi pasi që e mitura kishte shkuar në Polici për ta raportuar ngacmimin seksual nga mësimdhënësi.
Ditë më parë mediat raportuan se viktima e mitur kishte shkuar në polici për të raportuar ngacmimin e mësimdhënësit por që më pas kishte rënë pre e dhunimit dhe keqpërdorimit seksual edhe nga polici.
KALLXO.com, ka dhënë detaje nga dosja e Prokurorisë.
Aty shpjegohet se si polici dyshohet se e ka keqpërdorur pozitën kur viktima e kishte lajmëruar një rast të abuzimit seksual nga një mësues i saj.
Dosja sqaron se i pandehuri më pas kishte shkuar të shkolla, ku nga viktima kishte marrë numrin e saj të telefonit.
Pas këtij veprimi, sipas asaj që shkruhet në dosjen e Prokurorisë, polici ka filluar të komunikojë me të duke e kushtëzuar që nëse nuk del të takohet me të, ky ‘nuk kthehet i gjallë në shtëpi’.
Nga aty, sipas dosjes, i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e viktimës, ku pas presioneve me drita të makinës e kishte detyruar të dalë jashtë.
“Me veturën e tij kanë shkuar në motel dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës sipas Prokurorisë i dyshuari e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në dosje.
Prokuroria përmend disa raste, ku sipas saj, ishin kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, përfshirë udhëtimet në Shqipëri si Patok, Tiranë, kalanë e Rozafës, Elbasan etj.
Rasti kishte nisur në vitin 2016, kur viktima ishte 16 vjeçare, ndërsa lidhja thuhet se kishte vazhduar tutje gjatë dy viteve të ardhshme.
Në janar 2019, kur vajza ishte 18 vjeçe ajo kishte kuptuar se ishte shtatzënë në javën e 10-të.
Lajmi për shtatzëninë kishte ngritur në këmbë një aparat të tërë ndërsa termini për abortin dyshohet se ishte caktuar me 15 janar në klinikën e doktorit F.A.
Aty aborti dyshohet se ishte kryer për një shumë prej 230 eurosh.
COMMENTS