Nxënëset e shkollës fillore “Mazllum Këpuska” të Gjakovës ditë më parë kanë rrëfyer për ngacmimet që u ka bërë gjatë orëve mësimore arsimtari i tyre i gjuhës shqipe B.V, ndaj të cilit Prokuroria e Gjakovës ka ngrit aktakuzë për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’
Nxënëset e mitura kanë rrëfyer se si arsimtari u prekte flokët, disa pjesë të trupit dhe fliste fjalë të pista përgjatë orëve të mësimit.
“Ka ardhë afër meje, mi ka largu flokët dhe më ka prekur këtë pjesën tek qafa. Unë jam largu dhe i kam thënë ‘arsimtar nuk kam qejf me më prekë’”, rrëfen njëra prej nxënëseve.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’ nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar sek.ualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
COMMENTS