Një tjetër grua i hyn garës për të sfiduar Trumpin më 2020

Një tjetër grua i hyn garës për të sfiduar Trumpin më 2020

Punëtori i “famshëm” i kompanisë së Ramiz Kelmendit publikon pagën që i doli pasi votoi VV-në

Senatorja amerikane, Elizabeth Warren, ka njoftuar zyrtarisht se do të nisë garën brenda partisë së saj, për t’u emëruar si kandidatja e demokratëve kundër republikanëve në vitin 2020.

Ajo pritet të përballet me shumë demokratë të tjerë që do të luftojnë për të njëjtin kandidim, si Kamala Harris, Cory Booker, Bernie Sanders dhe Amy Klobuchar. Megjithatë, ajo shihet si një nga kandidatet favorite, ndaj njoftimi i saj i sotëm shihet si një zhvillim përcaktues për garën, shkruan tch.

Nga ana e republikanëve, presidenti Trump ka gjasa shumë të larta që të vazhdojë të kërkojë një mandat të dytë. Për këtë arsye, zgjedhjet e vitit 2020 me shumë mundësi do të jenë Warren përballë Trump, por gjithçka mbetet ende për t’u parë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)