Kërkohet rritja e pagës minimale

Kërkohet rritja e pagës minimale

Gruaja e befason Juup Heynckesin në stërvitje, ia solli një mysafir të veçantë (Foto)

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës dhe PSD’ja kanë kërkuar rritje të pagës minimale. Visar Ymeri ka thënë se do të thërrasin interpelancë për këtë çështje, për shkak se që nga viti 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale. Aktualisht, në të gjithë rajonin Kosova e zë vendin e fundit sa i përket pagës minimale e cila është 170 euro.

Kuvendi i Kosovë, të shtunën që lamë pas miratoi ligjin për paga.  Aty pothuaj se të gjithë punonjësve publik, u janë rritur të ardhurat. Por, kjo rritje duket se e ka shtuar hendekun në mes të sektorit publik dhe atij privat.

Këta të fundit, kanë paga shumë më të ulëta krahasuar me sektorin publik.

Azemi, po kërkon që të ketë rritje të pagës minimale në Kosovë.

Ndërkohë, për çështjen e pagës minimale një iniciativë e ka nisur Partia Social Demokrate.

Këta kanë iniciuar një interpelancë në Kuvendin e Kosovës vetëm për këtë çështje.

Ndërsa thonë, se paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon.

Partia Social Demokrate, ditë më parë kishte kushtëzuar votën e saj për buxhetin, me miratimin e ligjit për paga.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)