Njëmbëdhjet vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i Lipjanit (Foto)

Njëmbëdhjet vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i Lipjanit (Foto)

Kjo është pasuria e Imri Ahmetit

17 shkurti i këtij viti shënon vitin jubilar të pavarësisë së Kosovës dhe për këtë qëllim sheshi “Adem Jashari” në Lipjan ka filluar të marr pamje festive më ndryshe nga vitet e kaluara.

Në mëngjesin e të martës ka filluar që sheshi të rregullohet me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gazeta Ulpianapress, raporton se në sheshin “Adem Jashari” tashmë është duke u parë kompania kontraktuese e cila është zgjedhur ta dekorojë Lipjanin, me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)