Pas druajtjeve se Manuel Neuer mund të mos jetë në ndeshje të luajë për Bayern Munichun kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, konfirmohet se portieri gjerman është i gatshëm të rikthehet këtë javë.
Manuel Neuer do të jetë i gatshëm të paraqitet për Bayernin në ndeshjen e së premtes në Bundesligë kundër Augsburut, pas lëndimit të gishtit të madh, ka konfirmuar trajneri i tij Niko Kovac, transmeton Gazeta Express.
Portieri gjerman e lëndoi gishtin gjatë një seance stërvitore dhe mungoi tri ndeshje si pasojë. Në Bayern, megjithatë, u shqetësuan se ai mund të mungojë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën e ardhshme.
Por, tani është e qartë se ai është i gatshëm të paraqitet për Bayernin në Anfield, pasi trajneri Kovac e konfirmoi vetë se gjermani mund të luajë hic më larg se të premten ndaj Augsburgut.
COMMENTS