Kërcënohen nga një mësimdhënës gazetarët, Ademi e Thaqi

Kërcënohen nga një mësimdhënës gazetarët, Ademi e Thaqi

Vetëm dy shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës Veriore (Video)

Agim Ademi gazetar në Koha Ditore dhe Dorentina Thaqi gazetare në KTV, në mbrëmjen e së mërkurës e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës një rast ndaj mësimdhënësit (R. M.) për ngacmim, kërcënim, shantazh e presion, pasi mësimdhënësi nga Ferizaj vazhdimisht po paraqitej në redaksi për t’i kërkuar ata pas një shkrimi të publikuar para pak ditësh.

Ademi ka thënë se ndihet i rrezikuar, i kërcënuar dhe i shantazhuar nga mësimdhënësi (R. M.) për të cilin kishte raportuar para pak ditësh derisa e kishte rrahur e alivanosur kolegun e vetë të punës.

“Ne kemi raportuar për një përleshje fizike ndërmjet dy mësimdhënësve në një shkollë në Ferizaj, ndërkohë njëri nga këta mësimdhënës vazhdimisht po më kërkon në redaksi pas lajmit të publikuar, prandaj këtë rast tashmë e kam raportuar në Polici si ngacmim. Mendoj se në këtë mënyrë ky mësimdhënës edhe po më kërcënon, shantazhon dhe po më bën presion”, ka thënë Ademi.

Edhe Dorentina Thaçi gazetare në KTV e cila ka publikuar po ashtu storien e njëjtë pas përleshjes së dy mësimdhënësve nga Ferizaj, ka thënë se mësimdhënësi (R. M.) po e kërkon atë me emër dhe mbiemër.

“Për shkak të një storjeje të cilën e kam bërë ndihem e kërcënuar dhe e pasigurt, prandaj rastin tashmë e kam paraqitur në Policinë e Kosovës për të marrë masa ndaj tij”, ka thënë Thaçi.

Grupi Koha dënon kërcënimin ndaj gazetarëve të saj dhe kërkon nga autoritetet që të trajtojnë rastin me urgjencë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)