Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtij viti do të përfundojë zgjedhjet e brendshme në disa komuna të Kosovës, të cilat ende janë në këtë process.
Ndërkohë brenda një të ardhme të afërt zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt do të pë rfundojnë edhe në komunën e Lipjanit.
Gazeta “Ulpianapress” pas disa hulumtimeve dhe pas disa burimeve të brendshme nga ky subject, ka nxjerrë së paku katër kandidatët pretendentë për t’a udhëhequr këtë subjekt në këtë komunë. Sipas burimeve nga PDK-ja, ky subjekt duhet të fuqizohet edhe më shumë me kuadro profesionale dhe gjithashtu ka qenë shembull në këtë proces demokratik dhe me tolerancë të lartë brenda partisë.
Kandidatët e mundshëm janë : Sadri Shala,
Fitim Selimi, Florent Hoxha dhe Ylber
Aliu.
Kandidatët për të cilët flitet se do të jenë konkurrent për të parin e PDK-së në Lipjan, disa nga ta as nuk e kan mohuar e as pohuar këtë..
“Herët është për t’u deklaruar për këtë. Janë anëtarësia dhe organet e partisë që përmes propozimeve dhe votave do të vendosin se kush do ti prijë këtij subjekti në Lipjan”, i ka thënë Ulpianapressit njëri nga të apostrofuarit.
COMMENTS