Beyonce dhe Jay-Z: Mbretëresha e Anglisë është Meghan Markle

Beyonce dhe Jay-Z: Mbretëresha e Anglisë është Meghan Markle

Orteku i akuzave në “Hollywood”, bashkëshortja e De Generes: Më ngacmoi Seagal

Beyonce dhe Jay-Z “kurorëzojnë” si mbretëreshë Meghan Markle. Çifti i njohur i këngëtarëve të cilët në Londër fituan çmimin e grupit më të mirë ndërkombëtar me albumin ‘Everything is love’, për të festuar vlerësimin pozuan përpara portretit të dukeshës së Sussex.

Në të Meghan Markle, shihet me kurorë me diamante dhe varëse me perla, njëlloj si mbretëresha e Anglisë.

Portreti është referim lidhur me videoklipin e këngës së tyre ‘Apeshit’, i xhiruar në mënyrë të fshehtë në muzeun e Louvre, ku shfaqen vepra të rëndësishme arti, ku shfaqen ekskluzivisht persona të bardhë, mes tyre Xhokonda e Leonardo da Vinci.

Është pikërisht Beyonce ajo që shpjegoi në Instagram veprimin:

“Në kujtim të muajit të historisë së zezë, pozojmë para Mona Lizës tonë të zezë. (Duke iu referuar origjinës afro-amerikane të mamasë së Meghan). /a.y/noa.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)