Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Lipjan në drejtimin e kryetarit të saj Imri Ahmeti mbajti mbledhje të rregullt me Kryesinë e zgjeruar.
Në një njoftim të shënuar në faqen e tyre zyrtare, kjo parti bën me dije se gjatë kësaj mbledhje me Kryesinë e zgjeruar u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen në nivelin lokal, projektet të cilat janë realizuar dhe që do të realizohen në vazhdim, njofton Ulpianapress.
Shënimi i plotë i LDK-së së Lipjanit:
Mbahet mbledhja e Kryesisë së zgjeruar të LDK-së.
Nën kryesimin e Kryetarit të Degës së LDK-së në Lipjan dhe Kryetarit të Komunës, z. Imri Ahmeti u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë së zgjeruar të LDK-së, ku u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen në nivelin lokal, projektet të cilat janë realizuar dhe që do të realizohen në vazhdim.
Po ashtu u diskutua edhe situata politike në vend dhe përgatitjet për shënimin e 29 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Lipjan, që do të mbahet me 17 Mars 2019.
COMMENTS