Në këtë vend pritet të lejohet gjuetia dhe ngrënia e mishit të elefantit

Në këtë vend pritet të lejohet gjuetia dhe ngrënia e mishit të elefantit

Si të pushosh ta dashurosh atë që nuk të do?

Botswana, shtëpia e më shumë se 130 mijë elefantëve, po shqyrton heqjen e ndalimit të gjuetisë për kafshët e mëdha, për të luftuar atë që qeveria thotë se është konflikti gjithnjë në rritje midis njerëzve dhe kafshëve të egra, dhe rekomandon që mishi të përdoret për ushqim.

Disa ligjvënës pohojnë se numri i madh i gjitarëve të tillë është shumë i lartë dhe shkakton probleme për fermerët e vegjël.

Vendi jug-afrikan, i cili është streha e një të tretës së elefantëve të Afrikës, vendosi një ligj kundër vrasjes së tyre në janar 2014.

Një zëdhënës i qeverisë botsvaneze tha se presidenti Mokgëeetsi Masisi ishte duke pritur leximin e raportit dhe premtoi të merrte parasysh rekomandimet e tij. /k.k/noa.al/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)