Derbi i takon Vushtrrisë

Derbi i takon Vushtrrisë

Salah në luftë me kohën, kërkon ndeshjen me Uruguajin

Vushtrria ka udhëtuar drejt Lipjanit këtë të diele për të luajtur ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Arbërisë . Takim plot emocione, duke pasur parasysh lojën e zhvilluar dhe një stadium i mbushur me tifozët. Vendasit e Arbërisë  synonin tre pikë në shtëpi në këtë takim, ndërsa Vushtrria për të konfirmuar momentin pozitiv që po kalon në kampionat. Dhe kështu ka ndodhur, ishin bardheblutë ata që triumfuan me rezultatin minimal 0-1, duke i dërguar njëkohësisht një mesazh Dukagjinit e Vllaznimit  se mund të  luftojnë vetëm për vendin e dytë.

Sa i përket pjesës së parë, në përgjithësi ka pasur pak raste për shënim nga të dyja skuadrat. Arbëria ka pasur më tepër kontrollin e topit gjatë 45` të para, ndërsa mysafirët janë dukur disi të përgjumur, duke u kapur jo në pak raste në befasi nga sulmuesit nikoqir.

Image may contain: 1 person, stadium, crowd and outdoor

Me rinisjen e pjesës së dytë të lojës, Arbëria bëhet më kërkuese në fushë, teksa në një moment udhëtuesit sa nuk shkaktojnë një penallti, pasi mbrojtësi vushtrrias prek topin me dorë  gjatë  një  harkimi të  Llugiqit. Por arbitri e fal duke i kursyer edhe një karton të mundshëm. 

Deri në fundin e takimit, të dyja skuadrat shkojnë disa herë deri në portat respektive, por pa arritur gjë konkrete. Por në  minutën e 82’, Anton Lleshi befason lipjanasit me një supergol, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Tre pikëshi për ekipin bardheblu, që tashmë pret e qetë kundërshtarin e xhiros së  18-të ./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)