Pas deklaratës së Naim Abazit për Halil Kastratin, gazetari lipjanas ka dy fjalë për të thënë!

Pas deklaratës së Naim Abazit për Halil Kastratin, gazetari lipjanas ka dy fjalë për të thënë!

Është mbajtur sesioni informues rreth skemes së granteve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

Në media po bën bujë deklarata e Naim Abazi sa i përket humanistit Halil Kastrati, shkruan Gazeta Ulpianapress.

Abazi u shpreh se Kastrati ndërton shtëpi me paratë e të tjerëve, dhe kaq u desh që njerëzit të shpërthenin me komente.

Madje, në Facebook, ka reaguar edhe gazetari, Arian Duriqi i cili ka thënë se me bo me kqyr najher emisionin e tij Odeon veq mbi 5 minuta,  rrafsh 2 muaj në vehte nuk vjen prej kokëdhimbjes.

“Naim Abazi është një tullac prej mendësh që nuk di çka flet.
Paska fol diçka për Halil Kastratin.

E dikush në komente i paska thanë që është budallë ama ende po e mbanë fshehtë prej familjes së tij.
Dikush i paska thanë edhe zagar!

E unë po i them që me bo me kqyr najher emisionin e tij Odeon veq mbi 5 minuta rrafsh 2 muaj në vehte nuk vi prej kokëdhimbjes.
Kallxoju popullit Naim qysh ti në emisionin tënd e shtin gruan tande Mihrijen pas kamerave mi detyru shikuesit me aplaudu kinse ka atmosferë reale te ti.

Ama prej sot ai që vjen te ti në emision qoftë si shikues apo mysafir është fajtori më i madh.
E ti Naim, çka me të thanë ty, pos ia hangsh ata që nuk thuhet Halil Kastratit.

Halil Kastrati është një hero. Pikë!”, ka shkruar Duriqi.

Kujtojmë se pas deklaratës së lëshuar, këngëtari Naim Abazi bëri një sqarim në Facebook-un e tij, duke thënë se nuk është ashtu siç mediat e morën, pasi ai vlerëson lart Halil Kastratin./Gazeta Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)