Argjend Tasholli u shpall menaxheri më i mirë sportiv në Liga Total në Lipjan.
Në shënimin e tij në faqen e facebook-ut, pas marrjes së çmimit, Tasholli u tregua modest, teksa ndau këtë sukses edhe me lojtarët aktual të Elektro-Tech nga Gadimja.
‘’Është një kënaqësi e
veçantë kur je në mesin e njerzëve që japin shumë kontribut për Rinin më të
bukurë në Botë.
Ndihem shumë i priviligjuar që sot mora çmimin si Menaxher,
më i mirë në futbollë të vogël nga Liga më e madhe në Kosovë, falenderim të
veçantë kam për lojtarët e mi të cilët çdo herë janë në përkrahjen time dhe çdo
çmim e meritojmë të gjithë njësoj.
Mbrenda një viti arrita që së bashku me ekipen time nga Liga
e Dytë të kaloj nëpër Ligën e Parë dhe të arrij në Superlig dhe të jem konkurent, të gjithë
lojtarët ishin nga Gadimja që çdo herë dalin lojtar me suksese të mëdha në
sport.
Faleminderit për vlerësim nga LigaTotal’’, ka
shkruar Tasholli./Ulpianapess
COMMENTS