Gjendje e rëndë në Kretë të Greqisë, shiu po bie pa ndërprerë tash e gjashtë ditë – shembet ura 110 vjeçare (Video)

Gjendje e rëndë në Kretë të Greqisë, shiu po bie pa ndërprerë tash e gjashtë ditë – shembet ura 110 vjeçare (Video)

Dënohet banda e shqiptarëve në Francë

Në Kretë të Greqisë është gjetur sot trupi i pajetë i një burri 61-vjeç, i cili ishte zhdukur javë më parë.

“Trupi i tij është gjetur në bregun e një lumi”, kanë njoftuar ekipet e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq ishulli Kreta që konsiderohet si një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, ditëve të fundit është goditur nga moti i ligë, ku si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut rrugët, ndërtesat e infrastruktura rrugore janë shkatërruar.

E një urë mbi 110 vite e vjetër në lumin Keritis është shembur, kurse banorët përreth kësaj zone janë evakuuar për shkaqe sigurie.

Zyrtarët e ministrisë së Infrastrukturës dhe ekspertë të shumtë kanë vizituar me helikopterë ishullin e Kretës, me qëllim që të vlerësojnë dëmet e shkaktuara.

Guvernatori rajonal Stavros Arnautakis, ka deklaruar së dëmet materiale mund të kapin shumën e dhjetëra miliona euro.

“Shiu është duke rënë pa ndërprerë tash e gjashtë ditë… sasia e madhe e ujit ka bërë që rrugët të shndërrohen në lumenj”, ka deklaruar Nikos Lagudakis, zyrtar i ekipit të zjarrfikësve. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)