Juventusi do të provojë përsëri që ta transferojë në verë mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelon, pasi për një gjë të tillë tentoi edhe vitin e kaluar.
“Sportitalia” shkruan se “Bianconerët” edhe vitin e kaluar e kërkuan atë, por braziliani vendosi të mos largohej nga Madridi. 30-vjeçari është paraqitur në më shumë se 450 ndeshje me “Los Blancos” që kur u transferua nga Fluminense në vitin 2007, dhe i ka fituar katër Liga të Kampionëve me Cristiano Ronaldon.
Ky lajm vjen menjëherë pasi menaxheri i Nicolas Tagliaficos, ka thënë se “Mbretërit” po e kërkojnë mbrojtësin e Ajaxit, për shkak se Marcelo do t’i bashkohet Juves.
KOHA
COMMENTS