Avdullah Hoti: Kosova vjet humbi 11 milionë euro, sivjet mund t’i humbë 14 të tjera

Avdullah Hoti: Kosova vjet humbi 11 milionë euro, sivjet mund t’i humbë 14 të tjera

Mbi flamurin KUQ e ZI, Edi Rama e Ramush Haradinaj për Kosovë e Shqipëri

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se si pasojë e mos zbatimit të MSA-së, vjet Kosova ka humbur 11 milionë euro dhe sivjet rrezikon t’i humbë edhe 14 milionë të tjera.

Sipas tij, kjo shumë e të hollave është humbur dhe rrezikon të humbet për shkak se asnjë nga 11 kushtet në marrëveshjen e vitit 2017 me Bashkimin Europian nuk është plotësuar, transmeton Klan Kosova.

“Bazuar në angazhimet e Qeverisë Mustafa, në dhjetor 2017 është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për 25 milionë euro për mbështetje për zhvillim të Kosovës”.

“Për shkak të mos zbatimit të MSA-së gjatë vitit 2018, Kosova ka humbur 11 milionë euro. Ndërkaq, këtë vit mund të humben edhe 14 milionë euro të tjera”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Hotit në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)