Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar që asnjë futbollist i ri nuk e ka marrë pasaportën e Kosovës, që ta ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.
Megjithatë, Florent Hasani nuk ka nevojë për pasaportë sepse ai veçse mbrojtur me plot sukses ngjyrat e Kosovës me grupmoshën U21.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që ish futbollisti i Trepçës ’89 që tani luan Hungari te Diosgyor, do të grumbullohet për herë të parë me ekipin A të Kosovës.
Hasani kishte luajtur në 10 ndeshje me Kosovën U21 për kualifikimet e kampionatit evropian për të rinjë që mbahet sivjet në Itali. /Indeksonline/
COMMENTS