Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se komandantët e kanë rrëzuar Qeverinë e LDK-së për hesape të veta
Ai ka thënë se njëra nga hesapet, u pa që në ditët e para të, siç e quan ai, ‘Qeverisë së komandantëve’ e ajo ishte hapi i shfuqizimit të Speciales. Por thotë se ‘tani komandantët duhet ta rrëzojnë veten”.
“Në momentin që ka dalë LDK-ja është themelu Qeveria e komandantëve, të cilët aktin e parë që kanë bërë, kanë dashur ta zhbëjnë Gjykatën Speciale. Do të thotë ata i kanë pasur do qëllime të veta pse e kanë rrëzuar qeverinë tonë, por nëse e dojnë këtë vend, ata duhet ta rrëzojnë veten. Nëse s’e dojnë, ata shahen gjithë ditën e në mbramje e ndajnë pazarin”, ka thënë Mustafa.
Data: 04 Mars 2019 15:41
COMMENTS