Parker në bisedime me Joshuan për duelin e radhës, afër marrëveshjes

Parker në bisedime me Joshuan për duelin e radhës, afër marrëveshjes

E panjohura që “vodhi” një medalje kampioni

Kampi i Joseph Parker ka bërë të ditur se është në negociata intensive me Anthony Joshuan për një luftë të madhe të unifikimit të titujve në kategorinë e rëndë në boks.

Joshua i cili është kampion i IBF dhe WBA, për mandatarë të tij për unifikim të titujve ka Joseph Parkerin dhe Deontay Wilderin.
Por, tashmë në negociata ekipi i Joshuas është me ekipin e kampionit të WBO-së, Joseph Parker.

Promotori i Parker, David Higgins, ka konfirmuar se ka komunikim me menaxhmentin e Joshuas dhe tashmë ka mbetur të negociohet vetëm aspekti financiar.

“Eddie Hearn dhe unë kemi shkëmbyer emaila. Meszhi im ishte që Joseph dëshiron që të luftojë ndaj Joshuas dhe mesazhi i Hearn ishte që Joshua dëshiron të luftojë ndaj Parkerit”.
“Tash është në pyetje vetëm marrëveshja financiare”, u shpreh Higgins.

Higgins tha se nëse marrëveshja do të finalizohet, atëherë dueli do të zhvillohet në mars ose në prill.

Ai po ashtu zbuloi se kampioni i WBC, Deontay Wilder, ishte po ashtu kundërshtar potencia dhe ishte i gatshëm të negocionte me amerikanin nëse marrëveshja për Joshuan do të dështonte.
“Ekipi i Wilderit na ofroi një shumë nët avolinë që nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ata vijnë me shumëne duhur në tavolinë atëherë ne shkojmë në Amerikë për të luftuar ndaj Wilderit”, theksoi Higgins.

Joseph Parker ka edhe dy oferta nga promotorë të ndryshëm, për të mbrojtur titullin në WBO, ndaj Zhilei Zhang në Kinë dhe Bryant Jennings në Las Vegas.

/Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)