KF Ulpiana ka marrë një fitore të rëndësishme të dielen në derbin e “Zjarrtë” ndaj Minatorit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Ligës së Dytë.
Ultras “Tigrat” ishin të pranishëm në “Sami Kelemndi” dhe gjatë 90 minutave ishin erë shtyse për KF Ulpianën.
KF Ulpianna fitoi me rezultat të thellë prej 3 me 0 me golat e Abazit dhe të Kelemndit duke u rikthy në pozitën e dytë, pozitë kjo që dërgon në barazh.
Pas kësaj fitore tifozëria lipjanase “Tigrat” kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare rreth kësaj fitore, ku kanë ironizuar me tifozët e Minatorit me një foto të embëlsirës trileqe.
COMMENTS