Pas aksidentit me tre të vdekur, LDK në Lipjan anulon manifestimin e 29 vjetorit

Pas aksidentit me tre të vdekur, LDK në Lipjan anulon manifestimin e 29 vjetorit

Sekuestrohen qindra kilogramë kokainë në Lipjan

Kryetari i komunës së Lipjani, Imri Ahmeti ka vendosur që të anulojë manifestimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, dega në Lipjan, pas aksidentit që ndodhi sot ku humbën jetën tre të rinj, dy prej të cilëve ishin nga Lipjani.

“Duke ndjerë dhimbjen me familjen Retkoceri dhe Tmava me rastin e humbjes së dy djemve të tyre, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmavës të cilët humbën jetën në një aksident në Duhël, është anuluar manifestimi i cili ishte paraparë të mbahet nesër në Restauruat AGI në Lipjan.”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ka thënë se dega e LDK-së në Lipjan, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)