Lenjani ndahet nga Shqipëria me lot në sy

Lenjani ndahet nga Shqipëria me lot në sy

Ulpiana fillon përgatitjet për sezonin e ri

Mbrojtësi Ermir Lenjani nuk është shprehur i kënaqur me trajtimin që i ka bërë trajneri italian, Christian Panucci. Përmes një njoftimi në facebook, ai ka njoftuar që nuk do të luaj më me Shqipërinë deri sa të jetë trajneri italian në krye.

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”

Lenjani është grumbulluar disa herë nga Shqipëria sa ka qenë trajner Panucci, por ka luajtur në vetëm 2 ndeshje miqësore. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)