“Ne do të bëjmë një stërvitje shumë të mirë ndaj Kosovës”. Këto ishin fjalët e trajnerit danez para ndeshjes miqësore Kosovë – Danimarkë, por që në të vërtetë rezultoi të jetë e kundërta.
Kosova dhe Danimarka barazuan me rezultat 2-2 në një ndeshje të pafat për “Dardanët” pasiqë ishin mjaft afër fitores.
Kosova hapi takimin me golin e parë të shënuar në minutën e 42-të nga qendërmbrojtësi Amir Rrahmani. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin me të sapo inkuadruarin në fushën e lojës Christian Eriksen. Pas një ndëryrje të Herolind Shalës gjyqtari akordoi penallti në favor të danezëve, të cilën e realizoi në gol ylli i Tottenhamit.
Gëzimi i danezëve gjati vetëm tre minuta, pasi Kosova përmbysi rezultatin. Pas një asistimi të Arbër Zenelit, Bersant Celina riktheu epërsinë për 2-1.
Kur cdo gjë ishte drejt fundit dhe mendohej që tri pikët ishin të Kosovës, Danimarka realizoi në minutat shtesë me golin e realizuar një Hoejbjerg, për rezultatin final 2-2.
Vlen të theksohet se katër ditësh Kosova do të luaj sërish në “Fadil Vokrri” ku e pret Bullgarinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Europianit 2020. /IndeksOnline/
COMMENTS