Familja shkon në vendin ku u ther 7-vjeçari nga Lipjani

Familja shkon në vendin ku u ther 7-vjeçari nga Lipjani

Rriten rastet me tuberkuloz në Lipjan

Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7-vjeçari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75-vjeçare në Basel të Zvicrës.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël gjeti vdekjen, përcjell Gazeta Express.

Nëna e cila nuk mund t’i mbajë lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7-vjeçarit.

Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)