Mediat zvicerane: 75-vjeçarja që vrau djalin nga Lipjani është me probleme mendore

Mediat zvicerane: 75-vjeçarja që vrau djalin nga Lipjani është me probleme mendore

Kryetarja e PDK-së, Selvije Halimi uron qytetarët për Krishtlindje

Dje në Bazel të Zvicrës, 7-vjeçari I.M nga Lipjani u ther për vdekje nga një 75 vjeçare.

Ai derisa po kthehej nga shkolla, u vra nga një grua për arsyeje ende të panjohura.

Prokuroria sot ka dalë me disa informacione të reja lidhur me rastin, shkruan Blick, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre informacioneve, 75-vjecarja ka probleme mendore, apo siç e përshkruajnë mediat zvicerane ‘mentalisht e paqëndrueshme”.

Po ashtu, thuhet se e dyshuara pasi ka vrarë me thikë djalin nga Kosova e ka lajmëruar aktin përmes mesazhit.

Djali i therur me thikë në qaf nuk ka arritur të mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)