“Të dua shumë”, ishin këto fjalët e fundit të një 5-vjeçari, i cili humbi tragjikisht jetën nga zjarri në Leeds të Anglisë. Sipas një hetimi gjyqësor mbi vdekjen e Alex Clarke, zjarri erdhi pasi 5-vjeçari i vuri flakën cepit të një libri në dhomën e tij. Libri ra në dysheme, duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi.
Vëllai i tij 8-vjeçar dhe motra 10-vjeçare vrapuan një kat më poshtë duke i dhënë alarmin nënës së tyre Emma. Ajo u kërkoi ndihmë fqinjëve, por ata e patën të pamundur që të kalonin tymin dhe zjarrin e madh për të shpëtuar Alex.
Ishin zjarrfikësit që arritën ta nxirrnin 5-vjeçarin nga dhoma. Ai u dërgua në spital, por plagët që kishte marrë ishin tepër të rënda dhe Alex ndërroi jetë të nesërmen.
Në një deklaratë të lexuar në Gjykatën e Wakefield, nëna e 5-vjeçarit tha se familja kishte qenë duke parë televizor mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.
“Alex erdhi me vrap poshtë, më dha një puthje dhe përkëdhelje dhe tha ‘të dua shumë’. Rreth orës 20:20, William dhe Jessica (fëmijët) erdhën me vrap duke thënë se dhoma kishte marrë flakë”, tha ajo.
COMMENTS