Gjendja e lëndimit të Benjamin Kolollit është duke u përmirësuar.
Mjeku i ekipit të Kosovës, Murat Berisha deklaroi se mesfushori i Zurichut, do t’i nënshtrohet edhe një testi mjekësor për të shikuar gjendjen e lëndimit, por nuk e ka mohuar mundësinë që Kololli të luaj kundër Bullgarisë.
26 vjeçari nuk ka kryer stërvitjet e plota asnjëherë me Kosovën gjatë këtij grumbullimi.
Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Kololli sot do ti bashkangjitet shokëve të tij, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë.
Stërvitja do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Indeksonline/
COMMENTS