Florent Hoxha zyrtarizon kandidaturën për kreun e PDK-së së Lipjanit

Florent Hoxha zyrtarizon kandidaturën për kreun e PDK-së së Lipjanit

Hajrullahu bënë thirrje nga Bregu i Zi që masovikisht të dalin në zgjedhjet e Tetorit dhe të votojnë PDK

Ish-nënkryetari i Lipjanit dhe aktualisht Zëvendësministër, Florent Hoxha ka shpallur sot kandidaturën për kryetar të PDK-së së Lipjanit. Hoxha pretendon ta merr postin që aktualisht e mbanë Selvije Halimi.

Hoxha tha se, vendimin për të kandiduar për kryetar të PDK-së së Lipjanit e ka marrë pas shumë konsultave me miq dhe familjarë, si dhe mesazheve që ka marrë nga shumë mbështetës partiakë, transmeton Ulpianapress.

Ai ka shprehur besimin se, në këtë detyrë të re mund ta përmbushë më së miri dhuntinë e tij politike dhe mund t’ia rikthej imazhin e partisë fituese në Komunën e Lipjanit.

Shënimi i plotë i Hoxhës:

“Të nderuar qytetar të Komunës së Lipjanit, të respektuar anëtar, simpatizantë dhe struktura udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit. Të nderuar delegat të Kuvendit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan. Nëpërmjet këtij postimi, me mbështetje të plotë në radhë të parë nga familja, pastaj nga banorët e lokaliteteve në pjesën e Drenicës dhe nga të gjithë banorët e lokaliteteve të tjera të komunës së Lipjanit, dua t’i njoftoi të gjithë se sot zyrtarisht e shpall kandidaturën time për kryetar të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan.
Procesi zgjedhor dhe reformat e përfunduara disa muaj më parë në Rininë Demokratike dhe gjatë periudhës së fundit kohore përmbyllja e procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët e partisë sonë kanë rezultuar si partia më e përgjegjshme karshi çdo anëtari dhe kontribuesi të saj. Unë, ju falënderoj të gjithëve për punën dhe angazhimin tuaj sepse keni treguar një demokraci dhe pjekuri politike në procesin zgjedhorë në të gjitha nëndegët, ku reformimi ka ndodhur natyrshëm duke i formuar kryesit me aktivistë të sjellshëm e të palodhshëm, kuadro të përgatitura profesionale dhe të gatshëm për të udhëhequr. Ky proces ka reflektuar në krijimin e raporteve të mira dhe të besueshme për të vazhduar edhe më fuqishëm më tutje, andaj nëse ne vazhdojmë me këtë angazhim, entuziazëm dhe punë në terren, padyshim se në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta udhëheqim komunën e Lipjanit. Rrugëtimi jonë së bashku prej 20 vitesh në PDK, asnjëherë nuk i ka ndaluar aktivitetet tona politike, megjithëse jemi përballur me sfida dhe ngecje të ndryshme. Andaj, do të vazhdoj të qëndroi besnik dhe i paluhatshëm ndaj subjektit tonë politik ashtu siç i kam qëndruar besnik vendit tonë gjatë kohës së nevojshme të luftës në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si i ri, fal prindit tim si veteran i arsimit dhe familjes sime të edukuar, kam mësuar për dashurinë ndaj atdheut dhe këtë e kam dëshmuar gjatë ditëve më të vështira për vendin tonë. Unë u rrita në këtë vend, u shkollova dhe punova këtu me idenë dhe mendimin se si mund ta bëjmë më të mirë për komunën tonë, andaj për këtë punë dhe angazhimin tim prej 20 vitesh në PDK, ju si delegatë të procesit zgjedhorë do ta çmoni dhe vlerësoni më 31 mars 2019. Prandaj, kërkoi nga të gjithë ju delegatë të Kuvendit Zgjedhor të kontriboni për unifikim dhe mbarëvajtje sa më të mirë të procesit zgjedhor dhe njëkohësisht të qëndroni të bindshëm me mendjen tuaj personale për të vepruar në zgjedhjen e kryetarit të degës dhe strukturave të saj. Zgjedhja e këtyre organeve drejtuese dhe kryetarit të saj është një hap i rëndësishëm në kuadër të përcaktimit ton për të udhëhequr dhe për të qenë bashkë në organizimet e radhës. Jam i bindur se edhe ketë proces do ta kalojmë me një respekt dhe reflektim të mirë për të treguar dhe promovuar një demokraci të brendshme, ndërkaq pas këtij procesi do të angazhohemi duke punuar për të rrugëtuar në jetësimin e Dekadës së Re. Do ta përgatisim partinë për sfida dhe do të arrijmë suksese së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale për të qeverisur me komunën e Lipjanit me qëllim të zhvillimit të saj dhe mirëqenien e qytetarëve. Pra, për ta zhvilluar në të gjitha sferat dhe për ta rritur mirëqenien në komunën tonë, suksesi mund të arrihet me punë, komunikim, sinqeritet dhe bashkëpunim dhe njëkohësisht duke krijuar besimin e ndërsjellët tek njëri-tjetri.
Edhe njëherë zotohem se me ardhjen time si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan, së bashku me ju do t’i përvishemi punës me sinqeritet dhe përkushtim të madh për t’ia rikthyer imazhin partisë sonë fituese në Komunën e Lipjanit.
I juaji: Florent Hoxha”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)