Ulpiana e mbyll në mënyrën më të mirë 90 minutëshin e xhirosë së 19-të, duke fituar bindshëm 0-3 kundër Sharrit.
Ulpiana ka fituar edhe ndeshjen e pestë me radhë të Ligës së Dytë, këtë radhë në transfertë përballë Sharrit me rezultatin 0-3. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Megzon Vizoka ngjitet në vendin e parë me 47 pikë të plota, njofton Ulpianapress
Djelmoshat lipjanas kanë dominuar të gjithë ndeshjen duke shënuar dhe 3 gola me anë të Shqiprim Kelemndit në minutat e 3′, 12′ dhe të 26-të.
Javën e ardhshme Ulpiana pret në “Sami Kelmendi” ekipin e Kastriotit./Ulpianapress
COMMENTS